Thirrje për aplikim për mobilitet të studentëve

Thirrje për aplikim për mobilitet të studentëve

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë si pjesë e konsorciumit COMMO, i koordinuar nga UNIMED – Unioni i Universiteteve Mesdhetare, programi Erasmus+ ofron mundësinë për të kryer shkëmbime mobiliteti ,(lëvizshmërie), me universitetet anëtare italiane që kanë shprehur interesimin e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet për edicionin e  këtij projekti.

QËLLIMI

Si pjesë e konsorciumit COM MO, i koordinuar nga UNIMED – Unioni i Universiteteve Mesdhetare, programi ERASMUS + u ofron universiteteve anëtare italiane mundësinë për të kryer shkëmbime mobiliteti me universitetet e Rajonit 1 (Shqipëri dhe Kosovë)  që kanë shprehur interesimin e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet e edicionit të projektit.

Në kuadër të kësaj thirrjeje ftohenn studentët e UFAGJ  të aplikojnë  në Universitetet italiane  si më poshtë

  • UNIVERSITETI   MESSINA – 1 Mobilitet pë Studime , (SMS),
     
  • UNIVERSITETI PADOVA -   1 Mobilitet për Studime, (SMS)

 

Gjithashtu në këtë thirrje  studentët mund të aplikojnë edhe për dy vende të zbrazëta nga thirja e kaluar COMMO VIII  :

  • UNIVERSITETI PADOVA -   1 Mobilitet për Studime, (SMS)
  • UNIVERSITETI  BARI  -       1 Mobilitet për Studime, (SMS

Kushtet dhe Procedurat e  Aplikimit :

  • Studenti kandidat në kohën kur aplikon  duhet të jetë i regjistruar në  UFAGJ,
  • Aplikantët duhet të zgjidhen nga Universiteti,
  • Pas përzgjedhjes aplikantët do të kontaktohen ng a UNIMED, UFAGJ dhe Universiteti   pritës
  • Afati i fundit për aplikim tek UFAGJ është deri se 5 Prill, 2025 për Semestrin e Parë të vitit akademik 2025 /2026 , ndërsa për Semesstrin e dytë  të po këtij viti akademik  deri me 5 Shtator,2025,
  • Afati I fundit I nominim  e aplikuesve potencialë tek UNIMED – Semestri i Parë  15 Prill, 2025), ndërsa për Semestrin e Dytë ( 15 Shtator, 2025)

 

Nominimet zyrtare, së bashku me të gjitha dokumentacionet zyrtare të shënuara  më poshtë dujet të dergohen në  adresen  

                  erasmus@uni- gjk.org,

                              bujarnura@uni- gjk.org dhe

                                             CC [email protected].

 

 

DOKUMENTACIONI

Dokumentet për paraqitjen e aplikacionit do të dërgohen në adresën e referencës të treguar për lëvizshmëria për të cilën dëshironi të aplikoni në një skedar të vetëm PDF dhe sipas renditjes:

  • CV - Curriculum Vitae (maximum 4 faqe);
  • Kopje e pasaportës (e vlefshme për udhëtim dhe me afat të paktën 3 muaj nga data e kthimit nga lëvizshmëria);
  • Certifikatë  që vërteton njohuritë e gjuhës angleze dhe/ose italiane në varësi të gjuhës së vendit të destinacionit (niveli minimal B2);
  • Formulari i aplikimit për çdo lloj mobiliteti  (Studentët - SMS)
  • Nota mesatare e provimeve dhe krediteve të fituara;
  • Certifikatën e reggjistrimit në UFAGJ

 

         Aplikacionet jokomplete nuk do të shqyrtohen 

 

  

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë dhe transparent dhe i bazuar në parimet e mosdiskriminimit.

Përzgjedhja në lidhje me lëvizshmërinë për qëllime studimi (SMS) do të respektojë kriteret e mëposhtme:

  • Mesatarja e notave (30 pikë);
  • Numri i krediteve të marra në raport me vitin aktual (30 pikë);
  • Njohuri të gjuhës angleze (40 pikë);

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për të përcaktuar dokumentacionin e nevojshëm dhe do të marrin informacionin  për lëvizshmërinë.

Përfituesi merr përsipër të:

  • Të respektohen afatet e përcaktuara nga universitetet dhe UNIMED;
  • Përgatitjen e  dokumentacionit të  kërkuar brenda afateve të treguara para, gjatë dhe pas

lëvizshmërisë;

  • Zhvillimin e  aktiviteteve të  caktuara gjatë periudhës së lëvizshmërisë
  • Plotësimin e  periudhës së  lëvizshmërisë.

 

Përfituesi gjithashtu ka të drejtë të:

● Merr informacion dhe mbështetje adekuate para, gjatë dhe pas lëvizjes;

● Marr  shumën e granteve të mobilitetit sipas orareve të treguara;

● Të kesh një tutor/shok gjatë periudhës jashtë vendit;

 

FORMATET E DOKUMENTEVE

 

Më poshtë mund të gjeni dokumentacionn e nevojshëm i cili duhet gjatë implementimit të mobilitetit

Learning Agreement for students

Grant Agreement for studies

 

 

 

tp-bottom