Studentet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, morën pjesë në Akademinë Verore

Studentet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, morën pjesë në Akademinë Verore

"Ballkani në rrënjët e studimeve gjuhësore, letrare, historike dhe etnografike", me iniciativën dhe organizimin e Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu - U. D. Dekane e Fakultetit të Filologjisë. Kjo Akademi ishte e organizuar nga Universiteti "Fan S. Noli" - Korçë nga data 7 maj, ku u mirëpritën nga Rektori i këtij Universiteti Prof. Dr. Dhimitri Bello.

Akademia Verore ishte një bashkëpunim me Universitetin “St. Cyril and St. Methodius”, Veliko Tarnovo, Universitetin “Aristoteli”, Selanik dhe Institutin “Goethe” - Tiranë, e cila kishte një strukturë akademike 9-ditore. Mësimi organizohej me leksione çdo ditë. Çdo seancë përfshinte gjithashtu lloje të ndryshme, si: simulime, diskutime, punë në grupe, kërkime në biblioteka dhe arkiva, etj.

Kurrikula e Akademisë Verore përbëhej nga nëntë lëndë të ndërlidhura, të ndjekura nga një seri aktivitetesh jashtëshkollore dhe kulturore, brenda tematikës së përfshirë në çdo modul. Çdo modul është zhvilluar në gjuhën angleze dhe është shoqëruar me aktivitete ekstra kurrikulare sipas natyrës së modulit.

Studentet tona, të cilat ishin nga Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Filologjisë dhe Fakulteti i Shkencave Sociale, në përfundim të sesioneve të planifikuara të trajnimit, u pajisen me një certifikatë pjesëmarrjeje (në gjuhën angleze, duke specifikuar numrin e kredive të fituara, si dhe një përshkrim të moduleve që i kanë zhvilluar).

Në ceremoninë e përmbylljes së kësaj Akademie Verore (më datë 17 maj), U. D. Rektore Prof. Asoc. Dr. Benita Stavri, falenderoi bashkëpunëtorët e Universiteteve partnere në këtë projekt, stafin akademik, si dhe studentët pjesëmarrës nga Kosova, Greqia, Bullgaria dhe Korça. 

Gjithashtu, fjalën përshëndetëse e kishte dhe Prof. Sindorela, e cila e falenderoi menaxhmentin e Universitetit të Korçës “Fan S. Noli”, për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes dy universiteteve.

Gjatë kësaj Ceremonie, drejtuesit e UNIKO dhe stafi i angazhuar në këtë Akademi përcollën urimet më të mira për të gjithë studentët pjesëmarrës, nga të tre ciklet e studimit, ndërsa falënderime u përcollën edhe për të gjithë ata që bashkëorganizuan dhe e mbështetën këtë Shkollë Verore.

Falënderimet e tyre shprehën edhe vetë studentët pjesëmarrës nga Kosova, Greqia, Bullgaria dhe Korça, të cilët e vlerësuan këtë Akademi si një përvojë shumë të vlefshme dhe njëkohësisht të veçantë për karrierën e tyre universitare.

Article Gallery

tp-bottom