Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 4 gusht 2023 (e premte), ka mbajtur mbledhjen e rradhës. Mbledhjen e kryesoi znj. Majlinda Haxhikadrija-Ramadani dhe paraqiti këtë rend dite si vijon;
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Informatë rreth procedurave të ndërtimit të kampusit universitar;
- Zbatimi i vendimeve të Këshillit Drejtues;
- Të ndryshme.
Në fund u shqyrtuan shkresat, kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Kryesuesja znj. Haxhikadrija-Ramadani i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që po japin përherë për të mirën e universitetit.