Këshilli Amerikan në Kosovë mbajti sesion informues për stafin akademik dhe administrativ si dhe për studentët për programet Fulbright Specialist dhe Program Fulbright Foreign Student Program

Këshilli Amerikan në Kosovë mbajti sesion informues për stafin akademik dhe administrativ si dhe për studentët për programet Fulbright Specialist dhe Program Fulbright Foreign Student Program

Sot në ambientet e rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, u mbajt sesion informues për programet Fulbright Specialist Program dhe Fulbright Foreign Student Program. Te programi i parë UFAGJ ka mundësi të aplikojë në cilesinë e institucionit nikoqir, andaj pjesëmarrës mund të jenë profesorë nga stafi akademik si dhe zyrtarë nga stafi administrativ. Kurse i dyti ka të bëj me mundësinë e përfitimit të bursave për studentë.

Mbi të gjitha është mundësi e mirë për të gjithë për të punuar dhe studiuar në një vend tjetër, për të shkëmbyer përvojat, kulturën dhe për të parë nga afër sistemet arsimore, mbi të gjitha për të krijuar një përvojë që do t’i paraprinte një karriere më të suksesshme.

Për të prezantuar këto programe e pranishme ishte përfaqësuesja nga Këshilli Amerikan në Kosovë znj. Nora Nimani-Musa, koordinatore e programit për edukim ndërkombëtar, e cila informoi për mundësitë që ju ofrohen stafit të menaxhmentit dhe stafit akademik dhe studentëve përmes aplikimit në këto programe.

Këto programe financohen direkt nga Departamenti i shtetit amerikan dhe një pjesë edhe nga qeveria e republikës së Kosovës.   

Kujtojmë që Këshilli Amerikan në Kosovë (American Councils For International Education) është organizatë partnere e Ambasadës së SHBA-ve në implementimin e programeve Fulbright dhe SUSI-s në Kosovë.

Article Gallery

tp-bottom