Hartimi i udhërrëfyesit për financimin e universiteteve publike bazuar në përformancë

Hartimi i udhërrëfyesit për financimin e universiteteve publike bazuar në përformancë

Në takimin e dytë lidhur me hartimin e udhërrëfyesit për financimin e universiteteve publike bazuar në përformancë, të organizuar nga MASHTI në bashkëpunim me HERAS +, mori pjesë prorektorja për buxhet dhe financa e UFAGJ-së, Prof. Ass. Dr. Melinda Mula.

Menaxhmenti i UFAGJ ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar me ekspertët e HERAS + dhe MASHTI për të finalizuar udhërrëfyesin që do të ndihmojë menaxhimin efikas të buxhetit në universitetet publike.

HERAS + në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  (MASHTI) organizoi një ngjarje për të paraqitur draftin e parë të udhëzuesit që do të ndihmojë qeverinë e Kosovës në ndërtimin e një sistemi të financimit të bazuar në performancë për institucionet publike të arsimit të lartë (IALs), bazuar në përvojat austriake.

Veprimtaria u ndoq nga zyrtarë të grupit të punës të përbërë nga përfaqësues të MASHTI dhe IAL publikë, kryesuar nga zëvendës ministri i MASHTI, z. Dukagjin Pupovci dhe udhëheqësi i ekipit HERAS +, z. Aqim Emurli.

Article Gallery

tp-bottom