Me fat Kurban Bajrami!

Me fat Kurban Bajrami!

Të dashur studentë,

I nderuar personel i UFAGJ-së,

Qytetarë të besimit islam,

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, uroj që në familjet tuaja të ketë shëndet, lumturi, harmoni dhe begati!

Kujdesi për njëri-tjetrin, shëndeti, dashuria, fryma e tolerancës, humanizmi e uniteti, janë disa prej mesazheve të cilat i bartë me vete kjo festë. Me këtë rast, në emrin tim personal dhe të institucionit që udhëheq, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Kurban Bajramit.

Me fat Kurban Bajrami!

Me respekt, Rektori

Artan Nimani

tp-bottom