Përfaqësues të UFAGJ –së morën pjesë në Forumin e parë të  Këshillit  Kombëtar të  Shkencës, i cili u organizua me përkrahjen e HERAS+

Përfaqësues të UFAGJ –së morën pjesë në Forumin e parë të Këshillit Kombëtar të Shkencës, i cili u organizua me përkrahjen e HERAS+

Këshilli Kombëtar i Shkencës i themeluar nga Parlamenti i Kosovës me 23 nëntor 2021 organizoi Forumin e parë me pjesëmarrës të ndryshëm  nga Institucionet e Arsimit të Lartë dhe Institutet shkencore. Në këtë  Forum u diskutua rreth zhvillimit të Programit Kombëtar të Shkencës në Kosovë si dhe roli i palëve të interesuara  me mundësi partneriteti në shkencë. Poashtu u diskutua edhe  rreth fushave prioritare të  Programit Kombëtar të Shkencës, sfidat në ngritjen e një sistemi të qëndrueshëm të kërkimit shkencor si dhe bashkëpunimi efektiv në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Prorektorja Prof.Asoc.Dr. Kimete Canoj morri pjesë në këtë Forum ku diskutoi rreth mundësive të bashkëpunimit të suskseshëm në IAL si dhe mundësinë e diversifikimit të sistemit financiar të IAL.

Article Gallery

tp-bottom