Mbahet punëtori mbi "Mekanizmat e monitorimit të planit strategjik dhe projekteve"

Mbahet punëtori mbi "Mekanizmat e monitorimit të planit strategjik dhe projekteve"

Në ambientet e Hotel “Dukagjini” në Pejë, gjatë datave 10-11 shkurt po zhvillon punimet punëtoria "Mekanizmat e monitorimit të planit strategjik dhe projekteve" e mbështetur nga HERAS Plus për Universitetin "Fehmi Agani" (UFAGJ) dhe në të marrin pjesë anëtarë të Këshillit Drejtues të kryesuar nga Dr. Vjosa Mullatahiri, menaxhmenti i Universitetit, Dekanët dhe Prodekanët e njësive akademike dhe udhëheqësite njësive administrative. Në këtë aktivitet fjalën hyrëse e mbajti Rektori i UFAGJ-së, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe udhëheqësi i ekipit të projektit HERAS Plus z. Aqim Emurli dhe ndërmjetësuar nga eksperti i HERAS Plus, z. Agron Hoti. Mesazhet kryesore të përcjella në këtë aktivitet janë se trajnimi do t'u mundësojë të pranishmëve të zhvillojnë aftësitë e tyre në monitorim: gjatë ciklit të planifikimit strategjik, në Arsimin e Lartë, në dokumente strategjike, kriteret, mekanizmat dhe hapat për dokumente strategjike, por u diskutua edhe për udhëzuesin për monitorim të dokumenteve strategjike, strukturat e raportimit, llojet dhe modelet e raportimit të suksesshëm etj.

Mesazhet kryesore të përcjella në këtë aktivitet janë se trajnimi do t'u mundësojë të pranishmëve të zhvillojnë aftësitë e tyre monitoruese në arsimin e lartë dhe mbi të gjitha të mbështesin institucionin e tyre (UFAGJ) në përpjekjet e tyre drejt zhvillimit strategjik.

HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim e bashkëfinancuar nga MASHTI dhe zbatuar nga WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation - ZSI dhe OeAD.

Article Gallery

tp-bottom