Ftesë për media

Ftesë për media

Të nderuara media,
 

Ju ftojmë të ndiqni Konferencën Ndërkombëtare “Diabeti mellit, shputa diabetike dhe komplikimet tjera”, e organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Konferenca mbahet me datë 10 dhjetor 2021 (e premte), me fillim nga ora 09:00, në Hotel Pashtriku, Gjakovë.

Për më shumë detaje rreth konferencës, bashkëlidhur e gjeni agjendën.

Pjesëmarrja mediave do t’i jep rëndësi më të madhe kësaj ngjarje. Faleminderit për bashkëpunim dhe mbështetje! Për çdo informatë shtesë ju mund të na kontaktoni përmes e-mail-it ose telefonit.
 

 

Ju mirëpresim!

 

Zyra për Informim


Posteri

tp-bottom