Prof. asoc. dr. Kimete Canaj nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mori pjesë në Samitin e Arsimit të Lartë 2021 (GHEC2021), i organizuar nga Alhambra - U.S. Chamber

Prof. asoc. dr. Kimete Canaj nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mori pjesë në Samitin e Arsimit të Lartë 2021 (GHEC2021), i organizuar nga Alhambra - U.S. Chamber

Prof. asoc. dr. Kimete Canaj nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, nga data 10-11 tetor 2021 mori pjesë në Samitin e Arsimit të Lartë 2021 (GHEC2021), i organizuar nga Alhambra -U.S. Chamber.

Temat e diskutimit të samitit ofruan një fokus të veçantë për institucionet e arsimit të lartë, studentët e tyre dhe rolin e arsimit të lartë në politikën e zhvillimit rajonal dhe global:

  • Riimagjinimi i arsimit të lartë pas COVID-19;
  • E ardhmja e përafrimit të interesave të studentëve, nevojave të industrisë dhe programeve universitare.

Ndërkombëtarizimi i IAL-ve është bërë jetik në botën moderne, prandaj Samiti i Arsimit të Lartë mblodhi shumë akademikë, profesionistë, udhëheqës të IAL-ve për të diskutuar se si arsimi i lartë mund të zhvillohet dhe të ecë përpara vetëm përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në këtë Samit morën pjesë më shumë se 100 (njëqind) pjesëmarrës nga universitetet prestigjioze botërore (Kolegji Boston, Universiteti Stanford, Shoqata e Universiteteve Arabe, Univerisiteti i Teksasit, universitete nga Lindja e Mesme, Britania e Madhe etj.). Folësit kryesor të Samitit ishin H.E. Amr Salama, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Universiteteve Arabe dhe Jamil Salmi, Ekspert në Edukimin Global Terciar, ku u diskutua rreth bashkëpunimit dhe ndërkombtarizimit të arsimit të lartë, po ashtu edhe për problemet dhe të ardhmen e arsimit të lartë në aspektin global.

Më shumë informata mund të gjeni në uebfaqen: https://alhambrauschamber.org/

Article Gallery

tp-bottom