Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” dhe Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” dhe Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë

Më 28 shtator 2021 (e martë), Rektorit i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, dhe prof. dr. Dhimitri Bello, rektor i Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe promovimin e mirëkuptimit mes dy institucioneve të arsimit të lartë.

Marrëveshja ka për qëllim shkëmbimet akademike, studentëve, stafit administrativ, forcimin e lidhjeve shkencore, bashkëpunim më të ngushtë shkencor, aplikimin në projekte të përbashkëta vendore dhe ndërkombëtare, si dhe projektet specifike në fushat e zhvillimit strategjik midis Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë.

Rektori Nimani dhe Rektori Bello u shprehën të kënaqur për mundësinë e shkëlqyeshme për të shfrytëzuar potencialin e bashkëpunimit dhe u dakorduan të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta në mënyrë që të arrihet progres në këto dy institucione të arsimit të lartë.

Article Gallery

tp-bottom