Rektori Nimani merr pjesë në Konferencën e 32-të Ndërkombëtare “Njohuritë për Zhvillim” në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Rektori Nimani merr pjesë në Konferencën e 32-të Ndërkombëtare “Njohuritë për Zhvillim” në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani dhe z. Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, po marrin pjesë në Konferencën e 32-të Ndërkombëtare “Njohuritë për Zhvillim - Knowleadge for Development", e cila po mbahet në Strugë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga Instituti i Menaxhimit të Dijes (Institute of Knowledge Management).

Në ditën e parë, takimet u zhvilluan ndërmjet presidencës, në të cilën rektori Nimani ka rolin e zv. Presidentit të Konferencës dhe Bordit Shkencor e Këshillit organizativ. Dita e dytë filloi me hapjen zyrtare të konferencës, dhe sot në ditën e tretë fillojnë referimet e punimeve të rregullta.

Konferenca do të vazhdojë me punimet dhe në fund do të mbahen takimet për organizimin e konferencës së radhës, e cila zhvillohet në Kavalla të Greqisë.

Article Gallery

tp-bottom