Rektori Nimani pret në takim deputeten Duda Balje dhe zv. Ministrin e MZHR-së, Almir Veliji

Rektori Nimani pret në takim deputeten Duda Balje dhe zv. Ministrin e MZHR-së, Almir Veliji

Të hënën, më 12 korrik 2021, rektori i Universitetit “Fehmi Agami” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur në takim deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin e Kosovës, znj. Duda Balje dhe zv. Ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Almir Veliji, të cilët vijnë nga radhët e komunitetit boshnjak.

Përgjatë takimit, rektori Nimani i informoi për të arriturat dhe ecurinë e proceseve të planit strategjik në përmbushjen e misionit dhe vizionit të universitetit, për mundësitë e studimeve për të rinjtë nga komunitetet, për kuotat e veçanta të regjistrimit në programet studimore të UFAGJ-së për komunitetin boshnjak dhe testin e provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë, që organizohet në gjuhën boshnjake. Rektori Nimani premtoi përkushtim të vazhdueshëm për studentët e komuniteteve, të cilat kanë kërkesa dhe ide për projekte, mobilitete jashtë vendit, si dhe fuqizimin e rolit të tyre në vendimmarrje.

Deputetja Balje dhe zv. Ministri Aliji e falënderuan rektorin Nimani për pritjen dhe e përgëzuan për të arriturat me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Përfaqësuesit e komunitetit boshnjak u shprehën të kënaqur me përkrahjen dhe kërkuan që për studentët e komuniteteve të vazhdohet me rritjen e entuziazmit studentor dhe fuqizimin e rolit të tyre në shoqëri.

Palët në takim u dakorduan që në të ardhmen të thellojnë bashkëpunimin për çështje konkrete për komunitetin boshnjak.

Article Gallery

tp-bottom