Universiteti “Fehmi Agani” inkurajon të gjithë studentët që të marrin pjesë në zgjedhjet studentore

Universiteti “Fehmi Agani” inkurajon të gjithë studentët që të marrin pjesë në zgjedhjet studentore

Zgjedhjet studentore në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë do të mbahen më 24 maj 2021, gjithnjë duke i respektuar masat e IKShPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Universiteti “Fehmi Agani” inkurajon të gjithë studentët, që të marrin pjesë në zgjedhje dhe t`i votojnë kandidatët e tyre, që ata mendojnë se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e studentëve në Këshillet e Fakulteteve dhe në Parlamentin Studentor.

Universiteti inkurajon studentët që t’i votojnë organizatat studentore (OS) të cilat në programet e tyre nuk kanë agjendë politike, fetare dhe racore.

Të gjithë studentët me të drejtë vote, në listat e publikuara në uebfaqen e Universitetit, në ditën e votimit duhet të kenë me vete ID kartelën dhe letërnjoftimin (kartën e identifikimit).

UFAGj të gjithë studentëve i uron një proces zgjedhor të ndershëm dhe demokratik!

Voto!

tp-bottom