Mbahet takim me stafin e Fakultetit të Edukimit për ri/akreditim të programeve studimore

Mbahet takim me stafin e Fakultetit të Edukimit për ri/akreditim të programeve studimore

Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ), në kuadër të procesit të ri/akreditimit të programeve në njësitë akademike zhvilloi të mërkurën takim koordinues me stafin e Fakultetit të Edukimit, të cilët u koordinuan dhe dhanë rekomandime rreth këtij procesi.

Takimi u fokusua në përgatitjen, koordinimin dhe orientimin e stafit të Fakultetit të Edukimit, të përfshirë në procesin e ri/akreditimit të programeve studimore.

Programet me të cilat ka aplikuar Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë me Fakultetin e Edukimit janë: Fillor (BA) dhe Parashkollor (BA).

 

Article Gallery

tp-bottom