Mbahet takim koordinues me stafin e Fakultetit të Shkencave Sociale rreth procesit të akreditimit

Mbahet takim koordinues me stafin e Fakultetit të Shkencave Sociale rreth procesit të akreditimit

Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ), në kuadër të procesit të ri/akreditimit të programeve në njësitë akademike zhvilloi të hënën takim koordinues me stafin e Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilët u koordinuan dhe dhanë rekomandime rreth këtij procesi.

Takimi ka për qëllim përgatitjen, koordinimin, orientimin e stafit akademik, administrativ të Fakultetit të Shkencave Sociale, të përfshirë në procesin e akreditimit.

Programi me të cilin ka aplikuar Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë me Fakultetin e Shkencave Sociale është Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale (BA).

Takime të tilla po mbahen me qëllim që ky proces të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Article Gallery

tp-bottom