Rektori Nimani nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Caritas Kosova

Rektori Nimani nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Caritas Kosova

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe dhe Alfred Pjetri, Drejtor Ekzekutiv i Caritas Kosova kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me qëllim të ofrimit të shërbimeve të përbashkëta në interes të përgatitjes dhe këshillimit të studentëve të universitetit për tregun e punës, në kuadër të projektit PRAXIS.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë do të ofrojë mbështetje profesionale, logjistike-infrastrukturore, për organizmin e aktiviteteve të parapara në projekte të ndryshme, të cilat mundësojnë përgatitjen profesionale të studentëve, si dhe do të promovojë projektet dhe mundësitë e ofruara nga Caritas Kosova për të rinjtë.

Rektori Nimani theksoi rolin dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe Caritas Kosova. Përgjatë takimit, diskutoi edhe për menaxhimin e situatës së pandemisë Covid-19, në të cilën universiteti ka krijuar kushte të favorshme për stafin dhe studentët.

UFAGJ dhe Caritas Kosova do të përkushtohen që të zbatojnë këtë memorandum mirëkuptimi në koordinim të plotë me njëra-tjetrën.

Article Gallery

tp-bottom