Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” dhe Institucionit të Avokatit të Popullit

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” dhe Institucionit të Avokatit të Popullit

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, të premtën priti në takim Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj, me të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi.  .

Kjo marrëveshje ka për qëllim krijimin e bashkëpunimit institucional për realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta nga fusha e të drejtave të njeriut, në veçanti promovimin dhe edukimin mbi të drejtat e njeriut.

Në këtë takim, rektori Nimani e informoi z. Qelaj për punën dhe aktivitetet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe me sfidat që përballet ky institucion.  Po ashtu, tregoi rëndësinë e themelimit të Ombudspersonit të universitetit, i cili ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të studentëve, stafit akademik dhe përmirësimit të cilësisë së procesit edukativ.

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj theksoi rolin që ka ky institucion në themelimin e Ombudspersonit, i cili e mirëpriti dhe e vlersoi lart këtë iniciativë, pasi që sipas tij rritet kredibiliteti, transparenca, cilësia dhe fuqizimi i universitetit. Ai e përgëzoi rektorin Nimani për të arriturat e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe shprehi falënderim për pritjen.

Ndërsa Ombudspersoni i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Dr. Bajram Nuraj u shpreh i gatshëm të punojë së bashku në frymën e barazisë, transparencës dhe të mbrojë të drejtat, interesat dhe liritë e anëtarëve të komunitetit universitar, studentëve dhe pjesmarrësve tjerë në procesin e arsimit të lartë të garantuara me Kushtetutë, ligj dhe rregullore të tjera, në këtë mënyrë që të rritet edhe besimi i institucionit në komunitet.

Palët u pajtuan që t’i bashkërendojnë aktivitetet për afirmimin e çështjeve aktuale në fushën e jetës akademike dhe profesionale, dhe avancimit të të drejtave të njeriut.

Article Gallery

tp-bottom