Kosovo Jewish Organization ndanë mirënjohje për rektorin Nimani

Kosovo Jewish Organization ndanë mirënjohje për rektorin Nimani

Rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani iu nda mirënjohje nga Kosovo Jewish Organization për iniciativën e organizimit të ligjëratave për “Holokaustin dhe Antisemitizmin”.

Rektori Nimani shpreh falënderim të sinqertë për ndarjen e certifikatës së mirënjohjes dhe për përkushtimin që ka kjo organizatë në dobi të komunitetit.

Në aktivitetet e shumta të Kosovo Jewish Organization, rektori Nimani ofron mbështetje, dhe për këtë ai po vlerësohet nga drejtuesit e KJO-së.

Javë më parë, për nder të përkujtimit të ditës së Holokaustit, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në bashkëpunim me “Kosovo Jewish Organization”, “Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup” dhe  “Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare” organizuan seminarin me temë “Edukimi i Holokaustit për Edukatorët”. Në këtë aktivitet morën pjesë profesorë, studentë dhe zyrtarë nga stafi administrativ.

 

Article Gallery

tp-bottom