Universiteti “Fehmi Agani” përbëhet nga një klasë elite e akademikëve

Universiteti “Fehmi Agani” përbëhet nga një klasë elite e akademikëve

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka ndërtuar një sistem arsimor që përbëhet nga një klasë elite e akademikëve, me një numër të madh të profesorëve të shquar, doktorë të shkencave në fusha të ndryshme.

Si rezultat, ky fakt u mundëson studentëve që fillojnë studimet në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë të kenë qasje në edukim cilësor, njëherësh kanë mundësinë të marrin përvoja profesionale.

Në kuadër të UFAGJ-së ligjërojnë emra të njohur të elitës akademike, të cilët ndihmuan profesionalisht që Kosovës t’i japin gjenerata të përgatitura përmes praktikave më të mira ndërkombëtare.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mbetet institucioni që u mundëson studentëve zhvillim akademik e profesional, institucion nga i cili përfitojnë shumë mundësi qindra studentë të të gjitha fakulteteve.

tp-bottom