Rektori Nimani pret në takim Smajl Latifin, kryetarin e Komunës së Rahovecit

Rektori Nimani pret në takim Smajl Latifin, kryetarin e Komunës së Rahovecit

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Dr. Ass. Artan Nimani pret në takim Smajl Latifin, kryetarin e Komunës së Rahovecit.

Rektori Nimani e njoftoi z. Latifi për programet studimore në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, për kushtet që i ofron universiteti për studentët dhe për proceset zhvillimore të universitetit, duke theksuar se kryetari Latifi është pjesë e Bordit për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi e falënderoi rektorin Nimani për pritjen dhe për ofrimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërinstitucional.

Funksioni dhe detyra e Bordit për Inovacion dhe Ndërmarrësi është që të këshillojë organet e UFAGJ-së në zhvillimin dhe realizimin e programeve studimore të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakove, sipas nevojave të tregut të punës.

 

Article Gallery

tp-bottom