Rektori Nimani priti në takim Prof. Ass. Dr. Blerim Saqipin
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Dr. Artan Nimani priti në takim Prof. Ass. Dr. Blerim Saqipin, dekan në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Përgjatë takimit, rektori Nimani dhe Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, e njoftuan dekanin Saqipi për rrjedhën e proceseve të UFAGJ-së dhe për të arriturat e deritanishme të institucionit.
Rektori Nimani dhe dekani Saqipi u dakorduan për aktivitetet dhe projektet e përbashkëta ndëruniversitare.