Rektori Nimani takoi Avokatin e Popullit

Rektori Nimani takoi Avokatin e Popullit

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës Artan Nimani dhe prorektorja Vjollca Dibra sot takuan Avakatin e Popullit, z. Naim Qelaj.

Në këtë takim, Rektori  e njoftoi z. Qelaj  për themelimin e Ombudsmanit të Universitetit “Fehmi Agani” nga ana e Këshillit Drejtues, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të studentëve dhe personelit akademik e administrativ.

Avokati i Popullit, z. Qelaj e mirëpriti dhe e vlerësoi lart këtë iniciativë të Universitetit të Gjakovës dhe të dy shprehën gatishmërinë për bashkëpunim. 

 

tp-bottom