Ndahet mirënjohje për Zyrën e Erasmus+ në Kosovë

Ndahet mirënjohje për Zyrën e Erasmus+ në Kosovë

Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani në emër të  Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, sot më 09.12.2020 ndau mirënjohje për Zyrën e Erasmus+ në Kosovë e cila u pranua nga përfaqësueset znj. Jehona Luishaku dhe znj. Blerina Zjaça. Kjo mirënjohje vjen pas shumë vite mbështetje nga kjo zyrë.

Shumë nga stafi dhe studentët kanë përfitura në dy projektet e përfunduara, por edhe janë duke përfitura në proejtet që kemi në implementim. Rektori Nimani i falenderoj shumë për kontributin e dhënë nga kjo zyrë, por edhe sygjerimet që në UGJFA llogariten si këshilla nga të cilat na mund të përfitojmë e të bëhemi më të mirë e kurrsesi si vërejtje.

  • STAND (Strengthening university autonomy and increasing accountability and transparency of Western Balkans Universities;
  • SUSWELL (Building Capacity Through Social Innovation Towards Improving And Sustaining Health And Well-Being In Communities);
  • DRIVE (Develop, Research and InnoVAtion capacitiEs in Albania and Kosovo);
  • ResearchCULT (Enhancing Research Culture in Higher Education in Kosovo);
  • QATEK (Towards Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Professionalism in Kosovo);
  • QUADIC (Quality Development of International Cooperation and Project Management);
  • SMAHPC (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Centre),

Janë projekte që janë në implementim, kurse projetet që kanë përfunduar janë:

  • EUFORIA
  • SOCRE (Developing Rehabilitation through Education).

Në këtë takim Rektori Nimani u shoqërua nga Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë Prof. Asoc. Dr. Haxhi Kamberi dhe zyrtari për marrëdhenie me jashtë Denis Spahija.

Article Gallery

tp-bottom