Projekti QUADIC monitorohet nga Zyra e Erasmus+ Kosovës

Projekti QUADIC monitorohet nga Zyra e Erasmus+ Kosovës

Sot më 09.12.2020 Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” kishte në vizitë znj. Jehona Luishaku dhe znj. Blerina Zjaça, përfaqësuese të  Zyrës së Erasmus+ në Kosovë e cila me këtë rast monitoroi punën në kuadër të projektit QUADIC. U diskutua për benificionet që UGJFA ka në kuadër të këtij projekti por edhe për të arriturat e deritanishme.

Ato u priten nga Rektori Nimani, Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë Prof. Asoc. Dr. Haxhi Kamberi, zyrtari për marrëdhenie me jashtë Denis Spahija por edhe asistentja Dr.Sc. Elsa Vula dhe studentja Mejreme Hakaj.

Article Gallery

tp-bottom