Universiteti i Gjakovës,  partner i ngushtë dhe implementues i projekteve të Erasmus+

Universiteti i Gjakovës, partner i ngushtë dhe implementues i projekteve të Erasmus+

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është bërë partner i ngushtë i disa organizatave, universiteteve, institucioneve dhe programeve vendore e ndërkombëtare, që në fokus kanë ngritjen akademike të studentëve. Një i tillë ka qenë për programin Erasmus+, i cili tek UGJFA-ja ka parë tërë potencialin, ndikimin dhe idetë inovative që zhvillohen e marrin jetë brenda institucionit dhe që shndërrohen në projekte në shërbim të komunitetit.

Zhvillimi i programeve të studimeve në UGJFA përmes projekteve të Erasmus+, tani është bërë pjesë e pandashme dhe po kontribuon fuqishëm në zhvillimin e institucionit dhe të studentëve, gjithmonë duke u bazuar në praktikat më të mira.

Në projektet aktuale me Erasmus +, UGJFA ka përfituar rreth 2 milion euro grante dhe përveç kësaj është në pritje të rezultateve për përfitimin edhe të projekteve tjera.

tp-bottom