Thellohet bashkëpunimi mes Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”
Rektori i UGJFA-së Prof. Ass. Dr. Artan Nimani i shoqëruar nga Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra dhe zyrtari për bashkëpunim ndërkombëtar Denis Spahija gjatë ditës së djeshme më 06.10.2019 qëndruan në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës për të krijuar një marrëdhënie reciproke të dobishme dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi akademik, shkencor dhe kulturor. Ata rinovuan marrëveshjen e bashkëpunimit dhe u fokusuan në fushat me interes të përbashkët duke i dhënë përparësi mjekësisë në fushat e infermierisë dhe mamisë, aplikim të përbashkët në projekte të BE-së, pa lënë anash shkëmbimin e profesorëve të fakulteteve, studentëve, botimeve, programeve akademike dhe projekteve kërkimore me vështrim të veçantë në fushën e mjekësisë.
Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, Prof. Dr. Roland Zizi u shpreh i gatshëm t’i hap dyert për aktivitete të përbashkëta të cilat do fillojnë të konkretizohen së shpejti.