Fillon implementimi i projektit hulumtues "Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore nëntokësore dhe ujit të pijshëm të sigurt në komunën e Gjakovës"

Fillon implementimi i projektit hulumtues "Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore nëntokësore dhe ujit të pijshëm të sigurt në komunën e Gjakovës"

Me financim dhe mbështetje nga Ambasada Amerikane në Prishtine përmes Programit “University Support Progam”, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është përfitues i projektit me titull “Sustainable use of underground water resourses and safe drinking water in the municipality of Gjakova/Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore nëntokësore dhe ujit të pijshëm të sigurt në Komunën e Gjakovës”.

Ky projekt ka filluar nga 01.10.2019. dhe do të zgjasë deri me 30.09.2020 nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr Antigona Ukehaxhaj, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Gjakovë dhe njëherit Kordinatore e Programit të Mamisë e cila ka përvoje 20 vjeçare në Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Prishtinë në Qendrën e Laboratoreve Testuese.

 Aktiviteti i këtij projekti lidhet me marrjen e mostrave në teren dhe  analizat fiziko-kimike, mikrobiologjike, metalet e rënda, trihalometanet dhe pesticidet në ujrat e pijshëm në viset rurale të Komunes së Gjakovës ,pastaj me organizimin e një konference në Fakultetin e Mjekësisë dhe publikimin e gjetjeve në Konferencë Ndërkombëtare.

-----------------------------------------------------------------------------------------

Mbahet trajnim online mbi mënyrën e mostrimit, llojet e analizave dhe rëndësin e tyre në shëndetin e popullatës

Më datë 28.05.2020, në kuadër të projektit: ”Përdorimi i qëndrueshëm i resurseve ujore nëntokësore dhe ujit të sigurt të pijes në Komunën e Gjakovës’’, u mbajt trajnim online mbi mënyrën e mostrimit, llojet e analizave dhe rendësinë e tyre në shëndetin e popullatës.

Trajnimi u mbajt nga Prof. Ass. Dr. Antigona Ukëhaxhaj, specialiste e Shëndetit Publik dhe Profesoresha Roza Allabazhi nga Universiteti Boku i Vjenës si partner në këtë projekt.

Pjesëmarrës të këtij trajnimi ishin stafi i UGJFA-së-nga Fakulteti i Mjekësisë të cilët janë pjesë e këtij projekti, studentët e Departamentit të Infermierisë të kyçur ne këtë projekt, dhe stafi nga KUSA, që njëherit është edhe mbështetës dhe pjesë e Ambasadës së SHBA-ve si financues të këtij projekti, ku Universiteti ynë është përfitues.

Gjatë trajnimit Profesoresha Ukëhaxhaj vuri në pah rolin dhe rendësinë e ujit të pijshëm me theks të veçantë ujin e puseve, ku 16% të vendeve rurale të kësaj Komune e kanë si burim të vetëm për furnizim.

Pastaj, ajo foli për llojet e analizave që këto burime do të testohen si dhe burimet më të shpeshta të kontaminimit të tyre. Po ashtu një rol të veçantë në këtë fushë luan edhe vetëdijësimi i ulët i qytetarëve për mbrojtjen e resurseve ujore si dhe mosmirëmbajtja dhe dezinfektimi i tyre.

Për herë të parë përmes këtij projekti do të analizohen mostrat e ujit të puseve ndaj të gjithë parametrave të kërkuar sipas Ligjit mbi ujin e pijshëm në Republikën e Kosovës dhe Direktivës Europiane. Pra do të testohen ujërat nga puset në analizat fiziko-kimike, mikrobiologjike, metalet e rënda, trihalometanet dhe pesticidet, të cilat do të testohen në laboratorët e akredituara të Qendrës së Laboratorëve Testuese në IKSHPK ku Profesoresha është e kyçur .

Pastaj Profesoresha Roza Allabashi foli mbi llojet e analizave analitike me theks të veçantë për praninë e pesticideve dhe trihalometaneve në ujin e pijshëm dhe efektin e  tyre në shëndet.

Në fund pjesëmarrësit nga KUSA falënderuan Profesoreshën për ftesën dhe e inkurajuan atë, se deri në fund do të përkrahin këtë projekt ky me një rëndësi jetike dhe të veçantë për shëndetin e popullatës në zonat rurale.

 

tp-bottom