Punëtoria me temë " Lojrat dhe aktivitetet e prindërve me fëmijët”- Projekti TAKE

Punëtoria me temë " Lojrat dhe aktivitetet e prindërve me fëmijët”- Projekti TAKE

Në Fakultetin e Edukimit, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, u mbajt punëtoria e rradhës  me prindërit e fëmijëve të institucioneve parashkollore nga Prof.Asoc.Dr. Venera Vala-Këndusi me temë : " Lojrat dhe aktivitetet e prindërve me fëmijët”.

Përmes kësaj punëtorie prindërit janë  informuar  për zhvillimin intelektual, social dhe emocional të fëmijëve nga perspektiva e pjesëmarrjes në lojra dhe aktivitete të përbashkëta edukative dhe argëtuese.

Punëtoria u realizua në kuadër të projektit TAKE “Together Advancing Kosovo’s Training and Employment within the Education Sector”, projekt që  realizohet nga Caritasi Zviceran (CACH) në Kosovë dhe implementohet nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës me përfshirjen e të gjitha Fakulteteve të Edukimit në Universitetet publike në Kosovë.

 

Article Gallery

tp-bottom