UFAGJ organizoi Konferencën e Parë Ndërkombëtare Euraziatike për Shkencat e Shëndetit dhe Hulumtimet Sociale (IEHSSR 2024)

UFAGJ organizoi Konferencën e Parë Ndërkombëtare Euraziatike për Shkencat e Shëndetit dhe Hulumtimet Sociale (IEHSSR 2024)

Me datë 14 dhe 15 dhjetor, u mbajt Konferenca e Parë Ndërkombëtare Euraziatike për Shkencat e Shëndetit dhe Hulumtimet Sociale (IEHSSR 2024), organizuar nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në bashkëpunim me konsorciumin ndërkombëtar ECLSS. Kjo Konferencë e iniciuar nga Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi në bashkëpunim me Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Haxhi Kamberi kishte për për qëllim të avancojë shkencën dhe kërkimin në fushat e shëndetit dhe hulumtimeve sociale, duke ofruar një platformë të shkëlqyer për shkëmbimin e ideve dhe ndarjen e gjetjeve të rëndësishme mes hulumtuesve dhe ekspertëve nga e gjithë bota. Pjesëmarrësit ishin nga 11 shtete të ndryshme duke përfshirë një numër të madh të hulumtuesve dhe ekspertëve ndërkombëtarë.

Prezantimet Shkencore ishin nga këto shtete:

-Turqia

-Kosova

-Maqedonia e Veriut

-Azerbajxhani

-Estonia

-Polonia

-Sllovakia

-Suedia

-Tunizia

-Uzbekistan

-Malajzia

Konferenca nxiti diskutime shkencore dhe mundësi rrjetëzimi për hulumtuesit, akademikë dhe profesionistët e fushës, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative për sfidat globale në shëndetësi.

Article Gallery

tp-bottom