Rektori Bunjaku pjesë e Research and Innovation Strategy Group (RISG)

Rektori Bunjaku pjesë e Research and Innovation Strategy Group (RISG)

Rektori i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku është zgjedhur që të jetë pjesë e Research and Innovation Strategy Group (RISG). Research and Innovation Strategy Group (RISG) u krijua fillimisht për të formuluar strategjinë dhe politikën e EUA-së (Shoqata e Universiteteve Evropiane) për të gjitha temat e Kërkimit dhe Inovacionit që janë të një rëndësie të lartë për universitetet evropiane.

Duke u mbështetur në trashëgiminë e ish-Grupit të Punës për Politikat Kërkimore, RISG ofron këshilla dhe mbështetje për Bordin e EUA-së, bazuar në skanimin e horizontit strategjik dhe rishikimin e politikave. Grupi gjithashtu formulon pozicionet, deklaratat dhe rekomandimet e EUA - së mbi programet evropiane të Kërkimit dhe Inovacionit.

Kjo arritje flet edhe njëherë për angazhimin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe të Rektorit Bunjaku, për t’u angazhuar në zhvillimin e shkencës dhe inovacionit, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë rajonal. Kjo pjesëmarrje është e rëndësishme pasi që në përgjithësi forcon lidhjet mes universiteteve dhe politikave të kërkimit në Evropë.

 

tp-bottom