UFAGJ forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Konferencën për Ndërkombëtarizim të mbajtur në Universitetin Ondokuz Mayıs

UFAGJ forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Konferencën për Ndërkombëtarizim të mbajtur në Universitetin Ondokuz Mayıs

Konferenca ndërkombëtare mbi ‘’Ndërkombëtarizimin në Arsimin e Lartë: Navigimi i Sfidave dhe Mundësive Globale’’ u mbajt nga 25 deri më 27 tetor, 2024, në Universitetin Ondokuz Mayis (UOM). Universiteti ‘’Fehmi Agani’’ (UFAGJ) në Gjakovë ishte në mesin e partnerëve në organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme, e cila përfshiu pjesëmarrjen e 26 universiteteve.

Mysafire e ftuar ishte edhe Prorektorja për  Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte nga UFAGJ-ja Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, e cila mori pjesë edhe në ceremoninë e hapjes edhe në panelet shkencore, ku ndërkombëtarizimi ishte temë qendrore e diskutimit.

Gjatë konferencës, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi (MB) në mes të Prof.Ass.Dr. Nazli Tyfekçi, Prorektores së UFAGJ-së, dhe Prof.Dr. Cetin Kurnaz, Prorektor i UOM. Të dy universitetet u përkushtuan për memorandumin e nënshkruar në kapacitetin e tyre të plotë, duke shënuar kështu hapat formal fillestarë drejt bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

UOM, i themeluar në vitin 1975, është universiteti më i madh në regjionin e Detit të Zi dhe njihet si Universitet shtetëror i shquar me 20 fakultete, 23 kolegje, 13 shkolla profesionale, 5 institute, një konzervator, dhe 24 qendra kërkimore.

Gjatë qëndrimit në këtë Universitet, Prorektorja Tyfekçi takoi edhe studentë nga Kosova që po vazhdojnë studimet në UOM.

UFAGJ është i përkushtuar në përvetësimin e vlerave universale dhe kultivimit të inovacionit për dobinë e individëve dhe shoqërisë. Ndërkombëtarizimi është prioritet strategjik për UFAGJ- në, ngaqë synon ta fuqizojë prezencën dhe bashkëpunimet e tij në nivel global.

Article Gallery

tp-bottom