Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare “NanoBalkan 2024” në Tiranë

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare “NanoBalkan 2024” në Tiranë

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mori pjesë në konferencën prestigjioze “NanoBalkan 2024,” e cila u mbajt në Tiranë, Shqipëri, nga data 28 tetor deri më 1 nëntor. Kjo konferencë ndërkombëtare mblodhi studiues nga universitetet më të njohura të botës në fushat e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë, duke përfshirë gjithashtu iniciativa të rëndësishme për politika kërkimore. Përveç sesioneve kryesore mbi tema novatore në nanoshkencë dhe nanoteknologji, programi përfshinte edhe aktivitete të ndryshme si nanomjekësia, shkolla për nanobiosensorët, ëorkshop-e mbi mjedisin dhe nanomjekësinë, si dhe workshop-in “Gratë në nanoteknologji”, seminare për sipërmarrësit dhe të tjera.

Universiteti ynë u përfaqësua nga asistenti Vllaznim Mula, i cili prezantoi punimin e grupit të tij kërkimor me temën “Monitoring Volatile Organic Compounds in Indoor and Outdoor Air Using Passive Sampling in Milan, Italy.” Përveç prezantimit në konferencë, ai mori pjesë edhe në ëorkshop-in “NanoKos,” i financuar nga Bashkimi Europian, një projekt që Mula ka zhvilluar në Universitetin e Milanos në Itali. Ky angazhim reflekton qëllimin e universitetit tonë për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe kapacitetet kërkimore me teknologjinë më të avancuar.

Konferenca “NanoBalkan 2024” u organizua nga Fondacioni Phantom (Phantoms Foundation) në Spanjë dhe Qendra Kërkimore NanoAlb, me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Bashkëdrejtues i kësaj konference ishte akad. Arben Merkoçi, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, drejtues i NanoAlb, dhe profesor i ICREA-s në Institutin Katalan të Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë, Barcelonë, Spanjë.

https://www.nanobalkanconf.com/2024/speakers.php#Plenary

https://www.nanobalkanconf.com/2024/orals.php

https://www.nanobalkanconf.com/2024/WorkshopNANOKOS.php

Article Gallery

tp-bottom