Ngritet për 1127 pozita më lartë Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në renditjen botërore të Universiteteve sipas webometrics.info

Ngritet për 1127 pozita më lartë Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në renditjen botërore të Universiteteve sipas webometrics.info

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është ngritur për 1127 pozita më lartë në renditjen botërore të Universiteteve sipas përditësimit të fundit në webometrics.info.

Për dhjetë muaj nën udhëheqjen e menaxhmentit të ri, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është ngritur 2086 pozita (959, 1127) më lartë, respektivisht në pozitën 15614 (përditësimi Korrik 2024). Ky lartësim ka ardhur si rezultat i punës së përbashkët të këshillit drejtues, menaxhmentit, stafin akademik dhe administrativ, duke mos harruar kontributin e pakursyer të studentëve me aktivitetet e tyre. 

Rektori Bunjaku, potencon se menaxhmenti do të vazhdoj që me përkushtim maksimal të kontribuoj në të gjitha drejtimet për të përmirësuar edhe më tej cilësinë në mësimdhënie, punën hulumtuese dhe shkencore; të zgjëroj rrjetëzimin dhe bashkëpunimin me partnerët vendor dhe ata ndërkombëtar. Ky rezultat duhet të na motivoj të punojmë edhe më tepër dhe bashkërisht të rreshtohemi edhe më lartë.

 

Article Gallery

tp-bottom