Urimi i Rektorit Bunjaku me rastin e 25 vjetorit të Çlirimit të Gjakovës
Urimi i Rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku me rastin e 25 vjetorit të Çlirimit të Gjakovës:
“Të dashur qytetar të Komunës së Gjakovës,
Sot shënohet 14 Qershori, Dita e Çlirimit të Gjakovës. Kjo ditë është një ngjarje e veçantë për gjithë ata që e përjetuan gëzimin e çlirimit dhe padyshim do të kujtohet përherë si një datë e veçantë për qytetarët e Komunës së Gjakovës.
Edhe pse kanë kaluar 25 vite nga kjo ditë historike, me krenari i kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët dhe martirët, të cilët luftuan, sakrifikuan dhe flijuan më të shtrenjtën - jetën e tyre. Pafundësisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe të gjithë aleatëve të popullit të Kosovës të cilët bën që ne të frymojmë sot lirshëm.
Le të festojmë këtë ditë duke nderuar të kaluarën dhe duke shikuar me optimizëm të ardhmen. Të gjithë së bashku, të angazhohemi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja që do vijnë në qytetin i cili asnjëherë nuk u kursye për Kosovën.
Lavdi të rënëve! Urime Dita e Çlirimit të Gjakovë.”