Përfaqësuesit e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë pjesë e “International Staff Week” e organizuar nga Universiteti WSB në Poloni

Përfaqësuesit e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë pjesë e “International Staff Week” e organizuar nga Universiteti WSB në Poloni

Universiteti ““Fehmi Agani” në Gjakovë, ishte pjesë e “International Staff Week” e cila u mbajt nga data 13 deri me datë 17 Maj 2024 nga  Universiteti WSB në Dabrowa Gornicza në Poloni, ku u përfaqësua nga dy anëtarë nga stafi administrativ:

Udhëheqësi i Zyrës për IT- Arbër Krypa dhe nga

Zyrtarja për Paga dhe Mëditje- Qëndresa Bardhoshi.

Kjo ishte një pervojë e re për stafin, drejt njohjes së kulturave dhe mundësive të reja ndërkombëtare, vënies së kontakteve të reja dhe sjelljes së praktikave më të mira në Institucionin tonë.

Në hapjen e aktivitetit, mysafirët u pritën nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Universitetit WSB, ku u prezantuan me programin e javës.

Në ditën e parë u mbajt një punëtori nga Eva Haug - Këshilltare arsimore për ndërkombëtarizimin e kurrikulave dhe COIL/VE (Collaborative Online International Learning), nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Amsterdamit. Punëtoria kishte të bënte me rolin e teknologjisë për t’ju ofruar studentëve të vendeve dhe kulturave të ndryshme, përvoja ndërkombëtare pa udhëtuar duke shfrytëzuar teknologjine e kohës për të shkëmbyer përvojat e tyre dhe për të bashkëpunuar.

Gjithashtu në aktivitetet vijuese të “International Staff Week” u prezantua edhe projekti i dizajnuar nga Universiteti WSB me titull “WR4Skills” i cili u prezantua nga Paweł Urgacz. Projekti kishte të bënte me përdorimin e realitetit virtual, për të lejuar stafin e Institucioneve të arsimit të lartë për simulimin e situatave të punës së përditshme në një realitet virtual dhe lehtësimin e marrjes së vendimeve duke testuar reagimet në virtualitet.

Java vijoi me prezantimin e përvojave nga programi BIP (Programet Intenzive të Përziera) të realizuara nga Universiteti i Gentit dhe Universiteti i Lubljanës. Programet BIP si programe intensive të shkurtëra të organizuara si aktivitet mësimor mundësojnë lëvizshmëri të studentëve/stafit, punë ekipore ndërkulturore ku studentët/stafi përveç përvojave mësimore bëjnë edhe ndërlidhjen kulturore dhe njohjen e studentëve nga kultura dhe vende të ndryshme.

Article Gallery

tp-bottom