Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë merr pjesë në fazen e tretë të përhapjes së rezultateve të projektit STAND- Prezentimi I raporteve finale financiare
Projekti STAND - Forcimi i autonomisë universitare dhe rritja e përgjegjshmërisë dhe transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor, me datën 17.05.2024 në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren , prezantoi rezultatet e arritura gjatë tre viteve të zbatimit të këtij projekti në Kosovë.
Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë, në cilesinë e partnerit të projektit, u përfaqësua nga prorektoria për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Projekte, Nazli Tyfekçi, dhe Sekretarja e Përgjithshme Linda Dula Halilabazi dhe nga Udhëheqësja e Divizionit per Buxhet dhe Financa Rina Rudi Xhiha.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte prezantimi i projektit përtej partnerëve të projektit, duke u fokusuar në objektivin kryesor që lidhet me autonomine universitare.
Puna e përfunduar e ekspertëve të jashtëm dhe hapat tjerë ne vazhdim, u prezantuan në prani të stafit dhe partnerëve të tjerë nga Shqipëria, Kosova, dhe Mali i Zi nga Prof.Asst. Bujar Gallopeni Prorektor në IBC-M.
Takimi kishte si pikësynim fokusin ne pesë çështjet kryesore: autonomi organizative, qeverisëse, financiare, akademike dhe autonomia e stafit/personelit.
Në fund takimi u përmbyll me raportimin financiar të të gjithë partnerëve dhe diskutimin mbi objektivat e arritura deri më tani.