Ftesë për simpoziumin "Implementimi i instrumenteve për Përmirësimin dhe Sigurimin e Cilësisë"
Fakulteti i Edukimit në Universitetin "Fehmi Agani", si partner në projektin Erasmus Plus “Drejt një sistemi të orientuar në cilësi të përgatitjes së mësimdhënësve të rinj në Kosovë”-QATEK ("Towards quality oriented initial teacher education in Kosovo - QATEK"), nën udhëheqjen e Fakultetit të Edukimit në Prishtinë, organizon simpozium që të krijojë mundësinë e diskutimeve konstruktive mes Fakulteteve që përgatisin mësimdhënës, rreth sfidave aktuale të implementimit të instrumenteve për Përmirësimin dhe Sigurimin e Cilësisë, dhe të vlerësimit nga pakoja e instrumenteve që ka zhvilluar projekti QATEK.
Në takim janë të ftuar përfaqësues, staf akademik të kyçur në zhvillimin e praktikës pedagogjike të katër Fakulteteve të Edukimit në Kosovë.
Takimi zhvillohet në datë 29 maj në ora 10:00 në Fakultetin e Edukimit - Universiteti "Fehmi Agani" Gjakovë, kati 3, Klasa Didaktike.
Bashkëngjitur keni agjendën për takimin, dhe luteni që ta ndani me kolegë të fushës së edukimit dhe sigurimit të cilësisë