Punëtoria e projektit STAND në Universitetin e Fuggias
Universiteti "Fehmi Agani" Gjakovë i përfaqësuar nga Prof. Ass. Dr. Melinda Mula Prorektore për Buxhet e Financa, Prof. Ass. Dr. Sazan Kryeziu Prorektor për Çështje Arsimore, Prof. ass. Dr. Sherif Sejdi dhe Denis Spahija udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe projekte, marrin pjesë në punëtorin dy ditore në kuadër të projektit STAND.
Takimi zhvillohet në Universitetin e Foggia-s dhe ka në qendër përmirësimin e qeverisjes së Universiteteve për promovimin e autonomisë.
Projekti STAND (Strengthening university autonomy and increasing paccountability and transparency of Western Balkans Universities), financuar nga Erasmus plus CBHE, koordinohet nga IBC në Mitrovicë dhe si projekt strukturor rajonal synon forcimin e autonomisë dhe transparencën e IAL-ve në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.