Përfaqësues të UFAGJ-së merrin pjesë në vizitën studimore në Universitetin Jamk si pjesë e projektit SMAHPC
Në një vizitë studimore një javore në Universitetin e JAMK në Jyvaskula të Finlandës, po merr pjesë një delegacion nga Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë i udhëhequr nga Prof. Ass. Dr. Faton Hoxha.
Kjo vizitë studimore zhvillohet në kuadër të projektit SMAHPC – Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center, i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus +.
Projekti në fjalë ka të bëjë me zhvillimin e praktikave profesionale multidisciplinare shëndetësore me metodat më moderne evropiane të mësimdhënies të cilat gjejnë zbatim jo vetëm në Finlandë si një ndër shtetet elitë për cilësi në arsim por edhe më gjerë.