Promovimi i librit “Ditë e re” e autorit Nikos Chrysos
Në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u promovua libri “Ditë e re” e autorit Nikos Chrysos. UFAGJ u përfaqësua nga Prorektorja Canaj, e cila u takua me Ambasadoren e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, znj. Chryssoula Aliferi dhe Attache e Kulturës z. Maria Giavasoglou. Pas promovimit të librit, libër i cili kishte fituar çmimin më të lartë të Letërsisë Evropiane dhe të letërsisë greke, prorektorja e ftoi ambasadoren dhe attachen e kulturës për bashkëpunim në fushën e gjuhësisë dhe kultures greke. Ambasadorja i premtoi nëse nuk ka mundësi të vij në mandatin e saj i cili përfundon së shpejti të loboi tek Universitetet greke për bashkëpunim me Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë.