Programi i bursave “The Stipendium Hungaricum”
Sipas këtij programi të bashkëpunimit Qeveria e Hungarisë për fillim vitin akademik 2018-2019 ofron gjithsej 30 bursa në vit për studentët e Kosovës, për të ndjekur studimet në Hungari në gjuhën angleze apo hungareze sipas korrnizës vijuese përmes programit “Stipendium Hungaricum”.
Gjithësejt, 29 institucione hungareze të arsimit të lartë dhe rreth 460 programe të ndryshme janë të mundëshme në Programin “Stipendium Hungaricum” për vitin akademik 2018-2019 dhe që mund ti gjeni nëpërmjet linkut:
Kliko këtu
1. Studime bachelor: Çdo fushë, por përparësi i jepet: Bujqësisë, Arteve, Shkencave Humane, Shkencave Sociale dhe Shkencave Ekonomike.
2. Studime të nivelit master: Çdo fushë, por përparësi i jepet: Bujqësisë, Arteve, Shkencave Humane, Shkencave Sociale dhe Shkencave Ekonomike.
3. Studime të doktoraturës me diplomë të plotë: Në çdo fushë akademike.
Të gjitha aplikacionet duhet të bëhen përmes sistemit të aplikimit online të Fondacionit Publik Tempus. Pas regjistrimit, aplikantët janë në gjendje të hyjnë në portalin e aplikimit dhe të ngarkojnë dokumentet e kërkuara dhe aplikojne. Aplikacionet duhet të dorëzohen dhe në në zarf në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me këtë shënim:
Hungary’s scholarship “Stipendium Hungaricum” application
Për: Znj. Hanëmsha Aliu-Latifi,
Udhëheqëse e Divizionit për Integrime Evropiane – MASHT
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Zyra 103, Arkiva e Ministrisë
Email: [email protected]
Tel: +3813820020062
Ju lutem vini re se asnjë aplikacion nuk do të pranohet pa aplikim online dhe pas afatit përfundimtar. Një udhëzues për sistemin online do të jetë në dispozicion për t'u shkarkuar nga web faqja:
www.stipendiumhungaricum.hu
Data e fundit për aplikimit: 16 Shkurt deri në mesditë (12:00)
Nëse ju nevojiten më shumë informata sa i përket skemës së bursave, ju mund të kontaktoni pikën qendrore të Ministrisë për Bursat Hungareze “Hungaricum Stipendium” nëpërmjet linkut: KLIKO KËTU
Për më shumë informata, ju lutem shikoni broshurën KËTU