Zhvillohet vizitë monitoruese nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë për projektin QATEK
Më 23 qershor 2021 (e mërkure), Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë prof. ass. dr. Laura Naka, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, kanë pritur në takim znj. Jehona Lushaku Sadriu, Koordinatore e zyrës së Erasmus+ në Kosovë dhe znj. Blerina Zjaqa, zyrtare në Erasmus+.
Qëllimi i takimit kishte karakter monitorues për projektin “Drejt një sistemi të orientuar për cilësi të arsimit fillestar për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë-QATEK” (QATEK- Towards Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Professionalism in Kosovo).
Prorektorja Naka, gjatë takimit i ka njoftuar përfaqësueset e zyrës së Erasmus+, rreth aktiviteteve, të arriturat e deritanishme, planet dhe sfidat me të cilat po përballen në implementimin e këtij projekti.
Ndërsa, përfaqësueset nga zyra e Erasmus + në Kosovë u ndanë të kënaqur dhe i përgëzuan për punën dhe angazhimin stafin e përfshirë në këtë projekt.
Projektit QATEK ka për qëllim ndërtimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë në përgatitjen e mësuesëve të rinj, i cili mundësohet nga fondet e Bashkimit Evropian të programit Erasmus+.