Zyra e Erasmus+ në Kosovë lavdëron Universitetin “Fehmi Agani” në vizitën monitoruese për projektin STAND

Zyra e Erasmus+ në Kosovë lavdëron Universitetin “Fehmi Agani” në vizitën monitoruese për projektin STAND

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga Udhëheqësi i Zyrs për Marrëdhënie me Jashtë, z. Denis Spahija dhe bashkëpunëtorja e tij znj. Rolanda Mula kanë pritur në një vizitë monitoruese Koordinatoren e Zyrës së Eramsus+ në Kosovë znj. Jehona Lushaku dhe zyrtarja znj. Blerinë Zjaça.

Në këtë takim u diskutuan të arriturat në projekt dhe vështirësitë që janë paraqitur deri në këtë fazë.

Zyra Erasmus+ në Kosovë ka lavdëruar UFAGj-in për punën dhe angazhimin e tyre, derisa janë shqyrtuar bashkëpunimet në kuadër të programit Erasmus+, sfidat dhe përvojat në kuadër të këtyre bashkëpunimeve.

Projekti STAND koordinohet nga Kolegji IBCM në Mitrovicë,  ka të bëjë me autonominë në universitete, aspektin financiar, aspektin akademik, personelin akademik dhe administrativ si dhe aspekte të tjera të rëndësishme për universitetet.

 

 

Article Gallery

tp-bottom