Mbahet takim virtual me grupin menaxhues të projektit SMAHPC
Sot, më 15 prill 2021, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në vazhdën e takimeve, në kuadër të projektit SMAHPC - PMG, në mënyrë virtuale u mbajt takimi me grupin menaxhues te projektit, ku u diskutuan të arriturat e deritanishme të projektit ndërmjet pjesëmarrësve, u përcaktuan pikat se ç ‘është realizuar deri tani në paketën punuese 2 (WP2) dhe çka duhet të realizohet në vazhdim.
Përgjatë takimit u kërkua nga pjesëmarrësit në takimet e ardhshme të realizohet një model operativ dhe plani i qëndrueshmërisë.
Pjesëmarrës në këtë takim nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, ishin z. Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, dhe znj. Rolanda Mula, Konsulente për Menaxhimin e Projekteve.
Takimi i radhës, i koordinuar nga të gjithë do të mbahet me datë 30 prill 2021, me fillim nga ora 10:00 deri në orën 12:00.