Njoftim rreth regjistrimit të semestrit veror

Njoftim rreth regjistrimit të semestrit veror

Njoftohen studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, se afati për regjistrimin e semestrit veror për vitin akademik 2020/2021 bëhet nga dt. 18.02.2021 – 26.02.2021 në zyrat e shërbimit për studentë në njësitë akademike.

Në bazë të vendimit të Qeverisë Nr. 02/64 dt. 12.02.2021, pika 1, studentët janë të liruar nga pagesa e semestrit veror:
Lirohen plotësisht (100%) nga pagesa e tarifës së shkollimit për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2020-2021 studentët e nivelit bachellor në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, të cilët nuk kanë përfituar nga skemat ekzistuese për Iirim nga pagesa deri në kohen e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Pas regjistrimit të semestrit, studentët kanë mundësi të regjistrimit të lëndëve në SMU.

Vendimi i Qeverisë

tp-bottom