Punëtori reflektuese rreth të arriturave të projektit SMAHPC

Punëtori reflektuese rreth të arriturave të projektit SMAHPC

SMAHPC (Student-run Multi-disciplinary Allied Health Center)- Qendra Mjekësore Multidiciplinare për Studentët) shënon datat 15-18 shtator si reflektim mbi të arriturat, ku ofrohet axhenda e punëtorisë me ditët dhe orët përkatëse të aktiviteteve të kësaj qendre, të tilla si:

  • Reflektimi; nevojat dhe eksperiencat, si dhe roli kyç i studentëve dhe profesorëve në të mësuarit, në praktikë dhe në sfidat përcjellëse;
  • Metodat pedagogjike dhe sferat mbështetëse të profesorëve në raport me studentët dhe partnerëve strategjikë;
  • Diskutim rreth proceseve dhe udhëzimeve se si të identifikohen aftësitë kryesore dhe njohuritë rreth kompetencave etj.

Projekti SMAHPC (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Centre) zhvillohet në kuadër të programit Erasmus+ dhe ka për qëllim zhvillimin e protokoleve bazuar në standardet ndërkombëtare (ISO), kodet etike duke marrë parasysh legjislacionin shtetëror dhe atë ndërkombëtar, si dhe funksionalizimin e qendrës multidisciplinare duke përfshirë aspektet që lidhen me infrastrukturën, klinikën dhe hapësirën e inovacionit me pajisjet, personelin (përzgjedhjen) dhe klientët.

Në kuadër të këtij projekti, përveç përfshirjes së drejtpërdrejtë në secilën paketë punuese, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” do të jetë përgjegjës për paketën e sigurimit të cilësisë së gjithë procesit.
 

tp-bottom