Bursa nga DAAD – German Academic Exchange Service

Bursa nga DAAD – German Academic Exchange Service

Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD), si dhe nga organizatat tjera të  përzgjedhura për studentët e huaj, ofrojnë mundësi të shumta për të diplomuarit dhe hulumtues. Institucionet e Arsimit të Lartë në Gjermani kanë një gamë të gjerë të ofertave për studime dhe hulumtime. Ekzistojnë më shumë se 16 000 programe studimore për t’u zgjedhur.

Studentët mund të gjejnë një program studimi, të përshtatshme për interesat e tyre.

Për hulumtuesit shkencor dhe shkencëtarët, Gjermania ofron mundësinë e përfshirjes së tyre në kërkime apo hulumtime të hollësishme.

Në mënyrë që të diplomuarit dhe hulumtuesit ndërkombëtar të talentuar të mos heqin dorë nga studimet për shkak të mungesës së mjeteve financiare, Gjermania ofron një program gjithëpërfshirës të bursave me mbështetje të veçantë për studentët dhe hulumtuesit ndërkombëtarë.

Nëse dëshironi të keni një pasqyrë për ofertat të cilat i ofron DAAD si edhe mbështetjen e  organizatave të tjera në lidhje me qëndrimin studimor në Gjermani ju drejtojmë në faqen

www.funding-guide.de ose në daad.de.

Këtu gjeni informacione lidhur me mundësitë mbështetëse të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik- DAAD, si dhe nga organizatat tjera të  përzgjedhura për studentët e huaj, të diplomuarit dhe hulumtuesit ndërkombëtar.

Afati i fundit për aplikim për programin Master të të gjitha drejtimeve shkencore është deri më 15 nëntor 2019. Varësisht nga drejtimi, variojnë dhe afatet për dorëzim.

Për më shumë, shikoni afishet e bashkangjitura në gjuhën gjermane dhe angleze.

Por nëqoftëse ende keni diçka të paqartë, atëherë drejtohuni zyrës ndërlidhëse të DAAD-it: [email protected]

tp-bottom