Studentët e UFAGj-së bëjnë ekspeditë dialektologjike në Shkodër dhe Ulqin

Studentët e UFAGj-së bëjnë ekspeditë dialektologjike në Shkodër dhe Ulqin

Ekspedita dialektologjike po realizohet në Shkodër dhe Ulqin, nga studentët e Universitetit "Fehmi Agani" Gjakovë, të Fakultetit të Filologjisë.

Studentët e Fakultetit të Filologjisë, më 20 - 22. 05. 2022 do të realizojnë ekspeditën dialektologjike në qytetin e Shkodrës dhe të Ulqinit. Ekspedita është duke u udhëhequr nga profesor Senad Neziri dhe asistentja Yllka Imeri. Kjo ekspeditë ka për qëllim kërkimin në fushën e studimit të dialekteve dhe nëndialekteve të shqipes. Dhjetë studentët pjesëmarrës mblodhën të dhëna nga njëqind intervistues.

Gjetjet e tyre në terren si dhe puna e tyre shkencore do të prezantohet në qershor të vitit 2022 në Konferencën ndërkombëtare, që e organizon Universiteti "Fehmi Agani" së bashku me organizatën YADER  nga Turqia dhe njëzet shtete botërore.

Me këtë rastë studentët vizituan edhe Bibliotekën Universitare në Shkodër.

Fotot e lajmit

tp-bottom