Fakulteti i Shkencave Sociale organizoi ligjëratën e hapur dhe ekspozitën kushtuar 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore

Fakulteti i Shkencave Sociale organizoi ligjëratën e hapur dhe ekspozitën kushtuar 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në bashkëpunim me Parlamentin e Studentëve në kuadër të Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë organizuan sot ligjëratë të hapur dhe ekspozitë kushtuar '16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore'.

Në kuadër të ligjëratës folës kryesor ishin: Erblina Dinaramaj drejtore në Shtëpinë e Sigurtë në Gjakovë dhe prof. Dr. Behxhet Gaxhiqi nga UFAGJ, të cilët dhanë kontribut përmes prezantimeve të tyre. Pas ligjëratës pati edhe pyetje nga ana e studentëve, të cilat e lartësuan edhe më shumë aktivitetin në fjalë. Ndërsa, ekspozita e shfaqur nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, ishte edhe aktiviteti tjetër i lidhur me këtë ngjarje.

Në këtë ngjarje të pranishëm ishin: Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, Prodekani Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu, Prorektorja për për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari, Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Dr. Ilmi Hoxha, stafi akademik, studentët e fakulteteve përkatëse, Elma Hoda dhe përfaqësues të tjerë nga Parlamenti i Studentëve, akterë nga shoqëria civile dhe përfaqësues nga mediet.

Në fund, u ndan mirënjohje për folësit kryesorë për kontributin, bashkëpunimin dhe avancimin e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Fotot e lajmit

tp-bottom